75 Mall Live Search
14:43 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Jasir Asani vazhdon me gola, feston me “siuuu”

Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani ka gjetur golin e radhës me ekipin e Esteghlal FC në ligën iraniane. Po luhet pjesa e parë mes Esteghlah – Aluminium Arak, teksa ndeshja vendoset nga finalizimi i shqiptarit.

Në minutën e 17 Jasir Asani tundi rrjetën nga penalltia. Ky është goli i 5-të në kampionatin iranian dhe i 3 radhazi në të gjitha kompeticionet. Tregues se 30-vjeçari po përjeton formë të jashtëzakonshme me ekipin e ri.

Asani konsiderohet lojtar i rëndësishëm te Kombëtarja dhe me shumë gjasa, marrë në konsideratë rendimentin e treguar në ndeshjet e fundit do të jetë në listën e Sylvinhos për kualifikueset e “Botërorit 2026” në muajn nëntor.