10:02 / E Premte, 13 Tetor 2023 / L K

“Jasiri është kështu, i çmendur”: Babai i Asanit e përlot gazetarin shqiptar

Shqipëria shënoi fitore në fund me rezultat 3:0, duke forcuar pozitën e parë në grup për një vend në Kampionatin Evropian.

Entuziazmi ishte i madh dhe kjo është vërejtur edhe te gazetari i Ora News, i cili u përlot në intervistë pas ndeshjes.

Ai ishte duke intervistuar babain e Asanit, derisa vendosi të përulej para tij.

“Djali jot është më i miri dhe unë do të ulem e do falem për Jasirin që ka bërë një rezultat, një performancë të jashtëzakonshme”, ka thënë gazetari i Ora News.

Ai u përlot në momentin kur babai i Asanit deklaroi se biri i tij e kishte paralajmëruar se do të shënojë gol ndaj Çekisë.

“Jasiri është kështu, i çmendur. Kur thotë që do të jap goll ai shënon. Edhe sot më tha që do të jap gol dhe zoti e shpërblye duke shënuar gol. Faleminderit të gjithë shqiptarëve që i kanë dhënë mbështetje Jasirit”, përfundoi babi i tij.