75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Jasmina ia “mësyen” Kosovës për Andin?

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, është një emër shumë i komentuar edhe pse nuk është më pjesë e programit.

Jasmina dhe Andi janë dy prej ish-konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim.

Madje, mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.

Në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e dyshes me njëri-tjetrin, mirëpo prezenca e Andit në videoklipin e këngëtares shqiptare, Diona Fonës, me sa duket përçau raportin e tyre.