75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Java e 12-të e Superligës, vëmendja te derbi i rivalëve të vjetër

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 12-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Prizrenit, ku do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër.

Në palestrën ”Sezai Surroi”, KB Bashkimi do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, ndërsa skuadra nga kryeqyteti ka gjashtë fitore e pesë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, e cila zhvilllohet në Sallën e Sporteve ”13 Qershori”, në Suharekë.

Të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë deri më tani, duke shënuar gjashtë fitore dhe nga pesë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/