75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Java e 13-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 13-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00, Bora do të jetë nikoqire e proton Cable Prizrenit.

Prishtinasit janë në vendin e tetë me dy fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me tri fitore e nëntë humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet nga ora 19:00.

Therandasit janë në vendin e tretë me shtatë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë./IndeksOnline/