75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Java e 13-të ters për disa ekipe të Superligës, kjo është rënditja tabelare

Prishtina nuk arriti të fitojë si mysafir i Dukagjinit duke dalë nga kjo ndeshje me vetëm një pikë kurse Feronikeli ndeshjen e parë me trajnerin e ri e humbi me rezultat 0-2 kundër liderit tabelar, Ballkanit.

Po ashtu me humbje nga kjo gjiro përfunduan edhe Vushtrria dhe Drenica, shkruan IndeksOnline.

Pas gjiros së 13-të në Superligë, Ballkani mbetet lider me 29 pikë, kurse pas saj rënditen Drita dhe Gjilani të cilat do të luajnë nesër mirëpo kan 14 pikë aq sa ka edhe Prishtina në vendin e katërt.

Llapi i Tahir Batatinës ka vetëm një pikë më pak se Prishtina andaj rënditet e pesta./Indeksonline/.