09:27 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Java e 14-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Istogut dhe Proton Cable Prizrenit, me fillim nga ora 17:00.

Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje. 

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, e cila zhvilllohet te ”Pallati i Rinise dhe Sporteve” në Prishtinë.

Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/