75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

Java e 15-të, spektakël në Ligën e Parë/ Vushtrria dhe Feronikeli ’74 në garë për titull

Është mbyllur edhe java e 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, shkruan Indeksonline

Feronikeli ’74 shënoi fitore 2:1 ndaj Prizrenit.

Kështu skuadra nga Drenasi mbetet në garë për titull, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve, vetëm dy më pak se lideri Vushtrria (34) – që dje fitoi derbin ndaj Trepçës ’89.

Në garë për të fituar titullin janë edhe dy skuadra, si Vëllaznimi (31) dhe Dinamo i Ferizaj (31).

Deri në fund të sezonit do të jetë spektakël i vërtetë në Ligën e Parë. Kujtojmë që dy skuadra shkojnë direkt, kurse vendi i tretë në play-off./Indeksonline/