75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / Gj. Sh

Java e 16-të e basketbollit nis me një superndeshje

Sot fillon java e 16-të në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshja e vetme e ditës së sotme është ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, e cila zhvillohet në palestrën ”Minatori”, më fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje./IndeksOnline/