Java e 17-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën ”Karagaçi” në Pejë, aty ku Peja do të jetë nikoqire e Trepçës.
“Shqiponjat” janë në vendin e dytë në tabelë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa ”xehtarët” kanë 14 fitore e dy humbje dhe janë lider në tabelë.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.
Të dy skuadrat kanë bilancë të njëjtë, duke regjistruar nga dhjetë fitore e gjashtë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/
