Java e 17-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00, Bora do të jetë nikoqire e Pejës. Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.
Në ndeshjen tjetër përballen Vëllaznimi dhe Trepça.
Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje.
Kjo pëballje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/
