75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / L A

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në derbin Sigal Prishtina-Peja

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së 19-të në Procredit Superliga.

Dy ndeshje do të zhvillohen sot, me vëmendjen kryesore që do të jetë në kryeqytet.

Kjo për shkak se do të zhvillohet derbi midis Sigal Prishtinës dhe Pejës, duel ky i cili premton spektakël.

Ndeshja tjetër është po ashtu një derbi regjional, me Rahovecin që pret në “Mizahir Isma”, Vëllaznimi.

Derbi Sigal Prishtina-Peja, zhvillohet në “Pallatin e Rinisë”, në orën 17:00 ndërsa Rahoveci-Vëllaznimi në orën 19:30./IndeksOnline/