75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Java e 21-të vazhdon edhe sot, dy ndeshje interesante në Superligë

Dje gjatë ditës u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës, kurse sot në program janë vetëm dy.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Dukagjinit dhe Lirisë së Prizrenit, e cila zhvillohet në stadiumin “18 qërshori” nga ora 13:00, shkruan Indeksonline

Ndeshja tjetër është ajo mes Fushë-Kosovës dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Skuadrës së Tahir Batatinës i duhet fitore patjetër, pasi në rast se merr tri pikë i afrohet për një pikë liderit aktual, Ballkani./Indeksonline/

May be an image of 7 people and text