75 Mall Live Search
08:26 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Java e 22-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku Ballkani do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Kampioni në fuqi është edhe lider aktual në tabelë me 44 pikë, ndërsa skuadra gjilanase renditet në vendin e tetë me 21 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.

Malisheva ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë, kurse skuadra nga Drenasi ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/