08:21 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Java e 23-të/ Sot tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 23-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Klinës, ku Dukagjini do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Skuadra e Llapit do të luaj në udhëtim ndaj Feronikelit ’74.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme luhet mes Fushë Kosovës dhe Dritës.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/