75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Java e 24-të e demonstratave të “jelek-verdhëve” në Paris

Aktivistët “jelek-verdhë” kanë marshuar në Paris dhe qytetet tjera për të 24-tën javë me radhë, disa ditë pasi Emmanuel Macron provoi t’i qetësonte lëvizjen e protestave duke iu premtuar se do t’i ulë taksat.

Demonstruesit që u bashkuan në Paris, Toulouse dhe Strasburg të shtunën duket se sinjalizojnë se pavarësisht nga lëshimet e fundit të presidentit francez, “jelek-verdhët” janë ende gjallë dhe mirë, njofton Klan Kosova.

Të enjten, Macron mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën ai njoftoi se donte të zbatonte shkurtime mbi taksat.

Konferenca televizive, megjithatë, nuk u prit mirë nga ata që kanë dalë javë për javë për të demonstruar kundër masave shtrënguese të Macron.

View image on Twitter

Jérémy Clément, i cituar rregullisht si zëdhënës i lëvizjes, i tha agjencisë së lajmeve AFP se “Presidenti i ka kuptuar pretendimet tona, por ai nuk ka dhënë përgjigjet ndaj tyre”.

Protestat e “jelek-verdhëve” filluan nëntorin e kaluar si një tubim kundër rritjes së taksave për gazin.

Disa nga demonstratat përfunduan të dhunshme duke u përleshur me policinë dhe duke shkaktuar lëndime serioze në mesin e tyre.