75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / Gj. Sh

Java e 24-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Xhiroja do të hapet me super ndeshjen mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/