Java e 24-të në Superligë/ Vëmendja në Gjilan

Sot nis java e 24-të në Albi Mall Superliga ku pritet të ketë duele interesante.
E gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku Drita do të luaj në derbin e javës ndaj Ballkanit, duel ky që mund të vendos edhe titullin.
Drita, kryeson tabelën në Superligë ku ka gjithsej 50 pikë, 10 më pak se rivali i sotëm, Ballkani në pozitën e 2-të.
Ndërsa Ferizaji, do të tentojë të vazhdojë me rezultate të mira ku do të pres Llapin.
Ferizaji, gjendet në pozitën e 6-të më 29 pikë ndërsa Llapi në pozitën e 8-të me 26 të tilla.
Të dyja këto ndeshje priten të zhvillohen sot në orën 14:00./IndeksOnline/