Java e 25-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 25-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Përballja e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit
Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/