Java e 26 e Series A në rrezik, kryeministri kërkon të mos zhvillohen ndeshjet

Italia është prekur nga Coronavirusi, ku deri tani katër persona kanë humbur jetën.
Katër ndeshje të javës së 25-të të Series A janë shtyrë për shkak të rrezikut nga ky virus, shkruan Indeksonline.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se mund të anulohet edhe java e 26-të, që planifikohet të zhvillohet në fundjavë.
Në këtë xhiro spikat derbi i Italisë në mes të Juventusit dhe Interit.
Gjithashtu, përmendet se mund të shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Napolit dhe Barcelonës. /IndeksOnline/