Java e 30-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 30-të, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 15:00, Suhareka përballet me Dritën, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Suhareka po lufton për mbijetesë, pasi renditet në vendin e nëntë me 33 pikë, derisa Drita është lidere e tabelës me 63 pikë, 10 më shumë se Ballkani.
Ndërsa nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajit.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 38 pikë, tre më pak se Ferizaji që renditet e katërta./IndeksOnline/
