08:51 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / FR

Java e 31-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Rexhep Rexhepi”, në Drenas, Feronikeli ‘74 do të jetë nikoqire e Malishevës.

Malisheva aktualisht renditet në vendin e katërt me 52 pikë, derisa Feronikeli ‘74 po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin e tetë me 31 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes  Fushë Kosovës dhe Lirisë.

Skuadra vendase po shpreson të mbetet edhe për një sezon në elitën e futbollit kosovar, duke u renditur në vendin e nëntë me 20 pikë, derisa prizrenasit veçse janë përshndetur nga Superliga, ku kanë vetëm 11 pikë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline