20:18 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Java e derbit në Futsall, mos mungoni në “Pallatin e Rinisë”

Të shtunën zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në Futsall.

Prishtina është nikoqir i Liburnit në ndeshjen që zhvillohet në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet.

Derbi i dy rivalëve më të mëdhenj zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.

Liburni aktualisht është në vendin e parë me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/