Java e dhurimit të gjakut, Ministria e Shëndetësisë me thirrje për qytetarë

Ministria e Shëndetësisë është duke shënuar javën e dhurimit të gjakut.
Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, MSh u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në këtë nismë.
“Dhuro gjak, dhuro jetë, dhuro plazmën, dhuro shpesh!” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Gjak mund të dhurohet te Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nga ora 10 deri në ora 13.
