Java e Filmit për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës
Java e Filmit është aktivitet që
organizohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e
Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit
të Prishtinës.
Kjo javë organizohet në kuadër të 20
aktiviteteve të tjera që organizohen nga Komuna e Prishtinës për shënimin e
këtij njëzetvjetori.
Java e Filmit do të ndodhë përgjatë javës së
tretë të muajit qershor në Kino Armatë. Filmdashësit do të kenë mundësi të
shiqojnë filma të ndryshëm të prodhuar në Kosovë. Këta filma në një formë apo
tjetrën trajtojnë tematika dhe rrëfejnë storje që lidhen me tranzicionin e
shoqërisë Kosovare gjatë këtyre viteve. Vitet e 90ta, lufta 98-99’, aspektet
sociale e ekonomike, filma të shkurtë, të gjatë dhe dokumentarë na presin në
Kino Armata çdo mbrëmje prej 17 deri më 23 qershor.
Prodhimi i filmave që janë në këtë program
(përveç filmit “A Normal Life” që është realizuar në 2003) është
mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Pas shfaqjës së filmave do të kemi mundësi të
bashkëbisedojmë me personat që kanë qenë pjesë e ekipeve realizuese të filmave.
Hyrja është falas.
Eventi ne FB
https://www.facebook.com/events/444560442996440
Programi:
E hënë, 17 qershor 2019 // Monday, 17 June 2019
20:00-22:00
“Ajo” (13’) nga @More Raça & “Martesa” (97’) nga Blerta
Zeqiri
E martë, 18 qershor 2019 // Tuesday, 18 June 2019
20:00-22:00
“Një Muaj” (26’) nga Zgjim Terziqi & “Daullet e
Rezistencës” (65’) nga Methieu Jouffre
E mërkurë, 29 qershor // 2019 Wednesday, 19 June 2019
20:00-22:00
“Gardhi” (15’) nga Lendita Zeqiri & “me dasht‘ me dasht‘ me
dasht‘” (90’) nga Ilir Hasanaj
E enjte, 20 qershor 2019 // Thursday, 20 June 2019
20:00-22:00
“Tisa” (21’) nga Valter Lucaj & “Përtej Rrugës” (81’)
nga Yll Çitaku
E premte, 21 qershor 2019 // Friday, 21 June 2019
20:00-22:00
“Ferdonija” (30’) nga Gazmend Bajri & “Histori Maje
Kulmi” nga Gazmend Nela (74’)
E
shtunë, 22 qershor 2019 // Saturday, 22 June 2019
20:00-22:00
“Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley
and Elizabeth Chai Vasarhelyi
E dielë, 23 qershor 2019 // Sunday, 23 June 2019
20:00-22:00
“Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar
Morina