Java e fundit e fushatës/ Abdixhiku: Rrugën e bëjmë bashkë – fitore dhe asgjë më pak!

Në vendin tonë po mbahet java e fundit e fushatës zgjedhore.
E kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku përmes një videoje të publikuar në Facebook ka thënë se kërkon vetë fitore dhe asgjë më pak.
Ai ka falënderuar komunat për tubimet madhështore, derisa ka thënë se këtë javë ka tubime në pesë bastionet tona të forta, në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Java e fundit!
“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda:
Koha jonë ka ardhë!
”Faleminderit për tubimet e madhështore që na i dhatë në këto tri javë. Faleminderit Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Suharekë, Viti, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë, Shtime, Mitrovicë, Malishevë, Klinë, Rahovec, Dragash, Deçan, Junik, Kamenicë, Novobërdë, Kaçanik e Han i Elezit!
Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta.
Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare.
LDK-ja është dashni!Fitore dhe asgjë më pak!/Indeksonline/