Java e fundit e majit me mot të freskët e shi

Java e fundit e majit sipas Prishtina Weather do të jetë me mot të freskët dhe jostabil, kohëpaskohe me të reshura shiu.
24.05.2020 – Me kalimin e frontit të ftohtë gjatë ditës së sotme
mbi rajon, në ditët në vijim fusha më jostabile dhe masa më të freskët ajrore
nga veriu i kontinentit do të depërtojnë mbi vendin tonë.
Java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil dhe më të
freskët, ku kohëpaskohe priten reshje shiu, vende-vende të shoqërura edhe me
bubullimë, mirëpo jo me atë intenzitet që patën shtrëngatat gjatë javës së
shkuar. Temperaturat do të zbresin pak nën vlera mesatare për këtë periudhë
kohore.
25.05 – Paradite intervale me
diell. Ditën herë herë vransira dhe diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë
lokale shiu.
26.05 – Më freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me reshje të dobëta
shiu. Vende-vende mundësi për ndonjë bubullimë.
27.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu. Pasdite mundësi për bubullimë.
28.05-29.05 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje
lokale shiu, me mundësi për bubullimë.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 5C deri 7C, e maksimalet nga 14C deri 18C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 5-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet mbi vlera normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.
