Java e fundit e sezonit të rregullt, sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Këtë javë mbyllet sezoni i rregullt i Superligës së Basketbollit.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaft interesante jë javës së 28-të, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00, në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, proton Cable Prizreni do të luaj kundër Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit janë në vendin e fundit me pesë fitore e 22 humbje, ndërsa therandasit kanë 14 fitore e 13 humbje.
Ndeshja tjetër zhvillohet në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçs dhe Borës, e cila nis nga ora 19:00.
‘Xehetarët’ kanë 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e 18 humbje në edicionin debutues në Superligë./IndeksOnline/
