08:31 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Java e fundit e stinorit vjeshtor, ndeshje interesante sot e nesër

Java e 17-të do ta shënojë mbylljen e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Tri ndeshje do të jenë sot në program dhe tri të tjera nesër, shkruan Indeksonline.

Derbi i ditës së sotme do të jetë pa dyshim Gjilani – Prishtina, ndeshje e cila do të zhvillohet në Gjilan.

Në dy ndeshjet tjera takohen Trepça’89 – Drita dhe Llapi – Flamurtari. Të tri ndeshjet fillojnë prej orës 12:55.

Nesër luhen këto takime: Vushtrria – Ballkani, Feronikeli – Dukagjini dhe Drenica – Ferizaj.

Këto takime nisin nga ora 13:00./Indeksonline/