Java e Gruas, eurodeputeti përmend politikanet e suksesshme kosovare: 30% s’është përfaqësim i mjaftueshëm!

Është mbajtur Java e Gruas, ngjaje që i dedikohet rolit të femrës dhe përfshirjes së saj në fusha të ndryshme, veçmas barazisë gjinore.
Në këtë ngjarje, morën pjesë emra të njohur nga politika, e ligjvënës të Kosovës, shteteve të rajonit e të SHBA-së.
Pikërisht për barazinë gjinore, në një lidhje të drejtpërdrejtë, morën pjesë 3 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bashkë me përfaqëses nga Kongresi amerikan e nga Parlamenti Evropian.
Shkëmb Manaj, deputet, tha se Parimi i barazisë gjinore është shndërruar në objektiv madhor dhe është pjesë e pandashme e agjenës zhvillore ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.
“Parimi i barazisë gjinore, mishëron idenë se të drejtat e njeriut s’mund të arrihen pa garantuar që gratë dhe burrat gëzojnë të drejta, përgjegjësi dhe mundësi të barabarta.
Në ndërlidhjen me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është në një pozitë që duhet të ndërtojë objektivin e barazisë gjinore për të promovuar integrimin e gruas sidomos në institucionet publike të vendit”.
Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila theksoi suksesin që ka treguar Ligji për zgjedhjet, duke thënë se pati sukses sa i përket favorizimit të gruas, por që e njëjtë gjë s’po ndodhë edhe në pozita drejtuese.
“E para çka është me rëndësi, është që të kuptojmë të gjithë ne ligjvënësit, në aspektin e barazisë, që e kemi një mekanizëm tepër të rëndësishëm, mekanizmin e bërjes së ligjit. Do të thotë që kjo si përgjegjësi na takon neve, dhe s’mund të delegohet tek një mekanizëm tjetër. Ligji për zgjedhjet ka treguar se ka sukses, që të jetë çdo i treti kandidat, femër në listë.
Dhënia e mundësisë së gruas që të jetë në politikbërje, në këtë rast në Kuvend dhe në kuvende lokale, e tregon se elektorati pastaj, i zgjedh pasi që ato e kanë mundësinë që të prezantohen, të krijojnë identitetin e vet politik edhe në kuadër të subjektit të vet politik edhe para elektoratit”.
E, Ariana Musliu-Shoshi, tha se pavarësisht Ligjit të zgjedhjeve, gruaja vazhdon të jetë e shtypur dhe e diskriminuar. Ajo përmendi edhe koutën, teksa shtoi se do të ishte e kënaqur nëse në lista zgjedhore përfaqësimi do të ishte i barabartë.
“Që në fillim dua të theksoj se gratë vazhdojnë të jenë të shtypura, dhe të diskriminuara shumëfish, dhe se pabarazi të plotë në mes të grave dhe burrave, s’mund të kemi as zhvillim të qëndrueshëm të plotë. Barazia nuk është luks e as privilegj. Ajo është e drejtë po aq sa nevojë. Andaj, ne si vajza dhe gra, duhet të kërkojmë hapësirën tonë, të marrim rolin tonë, ta themi zëshëm mendimin e të ndërmarrim palëkundur veprimet dhe vendimet tona. Përqinja e përfaqësimit të grave deputete, arrin saktësisht 62.5 për qind, ndërsa e burrave 66.7 përqind. Përfaqësimi vjen nga Ligji për zgjedhje. Por, do të isha më e kënaqur që në listat e zgjedhjeve të jenë 50 me 50. E po ashtu edhe përbërja e legjislaturës, që del nga të njëjtat zgjedhje. Sepse në bazë të hulumtimeve, del që nga vendosja e kuotës, del që ato kanë marrë më shumë votë me meritë se me kuotë. Pra, nga 120 ulëse ne kemi 38 prej tyre janë gra, 17 nga to zënë vend me kuotë, ndërsa 21 pa kuotë”.
Christine Todd Whitman, guvernatorja e 50-të e New Jerseyt, ndër të tjerë, përmendi atë se në Evropë shumë parti politike, gratë përdoren vetëm si imazh.
“E vlerësoj që e dëgjova gjithë këtë në shumë mënyra. Ne këtë proces zgjedhor kemi më shumë gra të zgjedhura. Por kam parë shumë që në shumë parti politike në Evropë, gratë i përdorin vetëm si imazh. Por dhuna në familje, s’është vetëm aspekt gjinor, por çështje që i përket familjes dhe gjithë shoqërisë. Demokracia është shumë fragjile (e brishtë), ne jemi sfiduar në shumë mënyra, por ne jemi mësuar që jemi mbrojtës të së ardhmes”.
Teksa, Lucas Mandl, deputet në Parlamentin Evropian, vuri në theks edhe emra që kanë treguar sukses në politikbërjen në Kosovë, duke thënë se nisur kjo 30% e përfaqësimit s’është e mjaftueshme.
“Është e vërtëtë ajo që Shoshi dhe të tjerët që thanë sot, se s’mjafton vetëm një shtet ta arrijë barazinë gjinore, pa qenë kjo e plotë në të gjithë globin. Por ka shumë gra të zonja në shumë fusha që veprojnë në Republikën e Kosovës, ashtu siç zonja Shoshi, ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryetarja e Parlamentit dhe u.d e eresidentes, Vjosa Osmani. Prandaj 30 % e përfaqësimit nuk është e mjaftueshme”.
Për rolin e gruas dhe barazinë gjinore, disa fjalë me rëndësi i tha edhe Lois Frankel, kongresmene amerikane duke u shprehur se parimi i barazisë ngërthen në vete idenë që të drejtat e njeriut, s’mund të garantohen pa grantuar të drejtat e plota dhe të barabarta si për burrat, ashtu edhe për gratë./Indeksonline