75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Java e katërt e Champions League/ Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Kanë përfunduar tetë ndeshjet e sotme të javës së katërt të Champions League.

Përballja mes dy klube më të trofeshme, ajo mes Real Madridit dhe Milanit, përfundoi me fitoren e kuqezinjëve, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.

Fitore të rëndësishme morri edhe Liverpuli, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës, me rezultat 4-0.

Lille i Edon Zhegrovës barazoi 1-1 me Juventusin.

Befasin e mbrëmjes e bëri Sporting Lisbona, pasi fitoi me rezultat 4-1 ndaj Manchester Cityt.

Më poshtë janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Champions League./IndeksOnline/