Liverpool forcon kreun, City dhe Chelsea turpërohen në shtëpi
Manchester City dhe Chelsea janë mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace respektivisht Leicester City, në kuadër të xhiros së 17-të në Premier Ligë.
Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur me rezultat 2-3, ndërsa ajo e Sarrit është mposhtur me rezultat 0-1, me golin e vetë në ndeshje të shënuar nga Jamie Vardy.
Këto rezultate natyrisht shkojnë në favor të Liverpoolit, skuadër kjo e cila tani ka 4 pikë më shumë se Manchester City dhe plot 11 pikë më shumë se Chelsea, të cilët tani ndajnë vendin e katërt së bashku me Arsenalin.
Në videot më poshtë mund t’i shikoni golat dhe rastet nga të dyja takimet. /IndeksOnline/
Manchester City – Crystal Palace
Chelsea – Leicester