Java e nëntë e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e nëntë të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Bashkimit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, në Gjakovë, me fillim nga ora 17:00.
Kuqezinjtë po kalojnë në një formë të mirë, ku kanë shënuar katër fitore radhazi, ndërsa prizrenasit nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit.
Vëllaznimi ka katër fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi tri fitore e pesë humbje.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Istogut dhe Golden Eagle Yllit, zhvilllohet në qytetin e Suharekës.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e katër humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/