Java e nëntë/ Sot derbi mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e javës së nëntë në Superligën e Basketbollit kosovar.
Qyteti i Prizrenit do të jetë nikoqir i ndeshjes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës, shkruan IndeksOnline.
Prizrenasit kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje, andaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Kjo ndeshje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/
