75 Mall Live Search
07:19 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Java e parë e korrikut, temperaturat deri në 37 gradë

Java e parë e korrikut në vendin tonë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.