Java e Shtatë e Superligës së Kosovës: A do ta shijoj Llapi fitorën e parë?

Nesër hapet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës. Në program janë dy ndeshje nga ora 14:00.
Drenica do të ketë punë me Arbërinë. Ekipi nga Skenderaj në ndeshjen e fundit e mposhti skuadrën e Llapit. Kurse, “Stuhia e Kuqe” pësoj humbje nga Ballkani. Dy ekipet kanë nga 8 pikë, transmeton Indeksonline.
Ndeshja tjetër është mes dy vendeve të fundit, Besës së Pejës dhe Llapit.
Në xhiron e fundit, Besa pësoj debakël nga Prishtina, kurse Llapi ende nuk e ka shijuar fitorën këtë sezon dhe po shpreson që nesër në Pejë ta bëjë./Indeksonline/