Java e tetë e Superligës vjen sot me dy ndeshje interesante, vëmendja në Prizren

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e tetë të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Pejës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, në Gjakovë, me fillim nga ora 17:00.
Kuqezinjtë po kalojnë në një formë të mirë, ku kanë shënuar tri fitore radhazi, ndërsa kampioni në fuqi, nuk di për humbje këtë sezon, duke shënuar shtatë fitore në po aq ndeshje.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.
Të dy skuadrat deri më tani kanë bilanc të njëjtë, me nga tri fitore e katër humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/