Java Globale e Ndërmarrësisë, deputetja Statovci ka një thirrje për të gjithë

Deputetja nga radhët e listës Guxo, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se do të mbahet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, ku do të marrin pjesë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere.
Ajo ka treguar se ky aktivitet krijon mundësi që pjesëmarrësit ta realizojnë ëndrrën e tyre.
‘’ Ky aktivitet krijon mundësi që ndërmarrësit, me fokus te të rinjtë dhe gratë, realizojnë ëndrrën e tyre duke sfiduar mundësitë, në rrugën e tyre drejt suksesit.
E pikërisht për këtë të fundit, kam iniciuar studim parlamentar për Ligjin për Start-Ups, që fokusohet në gjetjet e specifikave për rregullimin dhe mbështetjen legjislative ndaj Start-Upëve’’, ka shkruar Statovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Për gjashtë ditë më radhë, do të mbahet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila i bënë bashkë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere.
Ky aktivitet krijon mundësi që ndërmarrësit, me fokus te të rinjtë dhe gratë, realizojnë ëndrrën e tyre duke sfiduar mundësitë, në rrugën e tyre drejt suksesit.
E pikërisht për këtë të fundit, kam iniciuar studim parlamentar për Ligjin për Start-Ups, që fokusohet në gjetjet e specifikave për rregullimin dhe mbeshtetjen legjislative ndaj Start-Upëve.
Start-Up-ët në përgjithësi kanë nevojë për një bazë të shëndoshë financiare për realizimin e ideve inovative të biznesit. Kështu që bizneset fillestare kanë nevojë për shërbime financiare të ofruara si nga bankat apo investitorët e sektorit privat, por edhe nga një shumëllojshmëri e gjerë e programeve të financimit shtetëror për projektet e tyre.
Për ata që guxojnë.