09:04 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / OSH

Java nis me shi dhe kaos në komunikacion, kolona disa kilometërshe në hyrje të Fushë Kosovës

Java e parë e plotë e korrikut ka nisur me mot me shi. Ardhja e diasporës ka ç’rregulluar komunikacionin.

Kolona disa kilometra të gjatë janë krijuar në orët e para të ditës së sotme në hyrje të Fushë Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kolonat nisin nga Sllatina e deri në hyrje të Fushë Kosovës.

Pritjet janë të gjata ngase kolona ka edhe në rrugët e kryeqytetit./Indeksonline/