75 Mall Live Search
07:39 / E Hënë, 06 Maj 2024 / L K

Java nis me temperatura të larta, maksimalja deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 25 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, pritet edhe të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.