19:04 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Java që do të vulos fatin e James Rodriguez

Qëndrimi i James Rodriguez te Bayern Munich nuk është aspak i sigurt. Megjithatë, këtë javë mund të vijë vendimi përfundimtar.

Përfaqësuesit e klubit dhe të lojtarit do të takohen për të folur mbi të ardhmen e kolumbianit.

Siç raporton gjermania Sport Bild, klubi kampion rekord në Gjermani nuk duket i sigurt për të shfrytëzuar opsionin e blerjes përfundimtare që ka të përfshirë në marrëveshjen me Real Madrid.

Gjithashtu edhe James dyshimet e tij pasi në rast të afrimit të Ziyech ose Werner, konkurrenca për të do të bëhej më e fortë.

Mundësi të tjera për 26-vjeçarin ka plot, Juventus dhe Arsenal janë duke vëzhguar situatën e tij.

Një rikthim te Real Madrid nuk është i pamundur, por probabiliteti është shumë i vogël.