75 Mall Live Search
21:28 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Javë e mbarë për yllin e Kosovës, pas transferimit në Evropë i jep fund edhe beqarisë

Fidan Aliti para dy ditësh u zyrtarizua te skuadra suedeze Kalmar.

Mbrojtësi kosovar bëri një hap të madh në karrierë pas një viti e gjysmë te Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu.

Por kjo javë si duket është shumë me fat për yllin e Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai ka zgjedhur Turiqnë për t’i dhënë fund beqarisë.

Fidan Aliti përmes një fotografie të postuar në Instagram ka bërë të ditur se është fejuar.

25 vjeçari ishte shumë afër të kaloj te Malmo por në fund vendosi që ta vesh fanellën e Kalmarit. /IndeksOnline/