75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Javë e pafat për Taynën

Reperja Tayna padiskutim është një nga artistet më të suksesshme në këta dy vjetët e fundit.

Por siç dukët kjo javë nuk ka qenë e mbarë për reperen, pasi që pas aksidentit që i ndodhi të martën e kësaj jave, Taynës i është dashur të anulonte një nga koncertet jashtë vendit që ishte planifikuar të mbahej sonte.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka lajmëruar fansat e saj se nuk do të jetë e pranishme, sepse i është shtyrë fluturimi disa minuta para nisjes dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje.

 “U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”, ka shkruar Tayna në instagram./Indeksonline/