Javë e zezë në trafik, pesë persona humbën jetën

Pesë persona kanë vdekur gjatë kësaj jave në aksidente trafiku dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, raporton IndeksOnline.
Situata është shqetësuese ani pse policia ka shtuar aktivitetin e saj për të sjell më tepër siguri në komunikacion.
Të hënën, në rrugën Komoran-Caralevë, ndodhi një aksidentet mes dy automjeteve ku në vend të ngjarjes mbeti i vdekur çifti nga Rusinovci i Lipjanit.
Të nesërmen mbrëma, një këmbësor u përplas për vdekje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.
Kurse të mërkurën u shënuan edhe dy aksidente tjera fatale, njëra në Prizren e tjetra në Podujevë ku viktima janë të dy biçiklistë.
Përveç aksidentit në rrugën Komoran-Carralevë, në të tri aksidentet tjera policia ka arrestuar shoferët që shkaktuan ato./IndeksOnline/