14:53 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Javë tragjike për sportin italian, vdes një tjetër sportist

Vdekja e Davide Astorit ka goditur sportin italian gjatë kësaj jave, por duket se lajmet e këqija nuk kanë fund për ta.

Media italiane raportojnë se një notar 17-vjecar, Mario Ricci, ka patur probleme në kohën që po stërvitej. Edhe pse personat që iu gjendën afër u munduan ta dërgonin sa më shpejt në spital. Djaloshi humbi jetën para se të përfundonte aty.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë afër Napolit, në qendrën sportive “Delphinia. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të trishtë.