Javën e ardhshme fillon vaksinimi i stafit mjekësor në Kamenicë

Javën e ardhshme pritet që të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë edhe në qytetin e Kamenicës.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës Qëndron Kastrati përmes një postimi në “Facebook”.
“Ekipi i Vaksinimit nga Qendra e Mejkësisë Familjare në Kamenicë i angazhuar në procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor të Kosovës. Nga java e ardhshme fillon vaksinimi i stafit në Kamenicë. ”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Ekipi i Vaksinimit nga Qendra e Mejkësisë Familjare në Kamenicë i angazhuar në procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor të Kosovës.
Nga java e ardhshme fillon vaksinimi i stafit në Kamenicë.
Punë të mbarë Dr. Asllan Dërmaku dhe infermerë Violeta Matoshi Margareta Kastrati, Linda Imeri dhe Fisnik Shala!
Ju faleminderit!