Javën e ardhshme mbahen seancat “Januzi dhe të tjerët”

Në Dhomat e Specializuara, javën e ardhshme do të mbahen seancat përgatitore të rastit të klasifikuar si “Januzi dhe të tjerët”.
Seanca e së hënës është filluar të njoftojë në ora 09:30, shkruan IndeksOnline.
Sabit Januzi u arrestua një vit më parë, krahas Ismet Bahtijarit, në lidhje me “krime kundër administrimit të drejtësisë”.
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të vijojë nga data 21 tetor./IndeksOnline/