75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Javën e ardhshme mund të nënshkruhet “kapitullimi” i KF Vushtrrisë

Klubi futbollistik Vushtrria e mbylli pjesën vjeshtore në pozitën e parafundit në Superligën e Kosovës me 15 pikë nga 17 ndeshje.

Përveq kësaj, gjatë janarit iu larguan disa lojtarë të ekipit të parë duke e dobësuar edhe më shumë klubin.

Por më e keqja mund të vij javën e ardhshme, raporton Indeksonline.

I pyetur nga Indeksonline, presidenti i klubit vushtrrias, Bajrush Kajtazi as nuk e pohoi as nuk e mohoi mundësinë e largimit nga posti i presidentit të klubit.

“Deri javën e ardhshme do të mirret vendimi. Do të dalim me një komunikatë” – u përgjigj shkurt Kajtazi, duke lënë kogja dyshime.

Java tjetër do të jetë e rëndësishme për klubin, i cili në stinorin pranveror do të tentojë t’i shpëtoj rënies nga Superliga./Indeksonline/