17:08 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Javën e ardhshme Venusin dhe Jupiterin mund ta shihni me sy të lirë

Të dy planetët po lëvizin së bashku dhe do të jenë të dukshme të hënën, me 13 nëntor.
Tifozët e astronomisë do të mund të shohin dy nga planetët tanë fqinj në qiellin e natës javën e ardhshme pa nevojën për dylbi të kushtueshëm ose teleskopë, raporton Mirror, përcjell Indeksonline.

Jupiteri dhe Venusi do të jenë të dukshme vetëm mbi horizontin drejt juglindjes të hënën, më 13 nëntor.
Të dy planetët do të jenë vetëm 16 arcminutes (gjysma e gjerësisë së hënës së plotë) nëse nuk ka mbulim nga retë, do të jenë të këndshme dhe të ndritshme në qiell.

Koha më e mirë për të parë dy planetët do të jetë rreth 40 minuta para lindjes së diellit të hënën në mëngjes./Indeksonline/