75 Mall Live Search
23:41 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / MSH

Javën e ardhshme vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme në Hagë.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjten, shkruan Indeksonline.

Këtë javë u mbajten tri proceset gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi.

Seancat janë njoftuar të fillojnë në ora 09:00, teksa është paraparë të zgjasin rreth shtatë orë e gjysmë./Indeksonline/